Bota 15 humbjeje jete në 24 orë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

15 humbjeje jete në 24 orë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 15 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa sa u takon rasteve të reja janë zbuluar 173 të infektuar pas kryerjes së 1 653 testeve.

Qytetet me numrin më të madh të të prekurve janë Shkupi me 75 raste të reja, Struga me 14, Ohri me 10, Kumanova me 9 dhe Tetova po më të njëjtin numër.

Sa u takon personave që kanë ndërruar jetë gjatë ditës së fundit, 8 janë pacientë nga Shkupi, Tetova, Struga dhe Gostivari me nga 2 dhe një nga Ohri, duke e çuar në total numri e të vdekurve në mbi 320 persona.

Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit 150 persona kanë lanë spitalin duke u deklaruar persona të shëruar nga COVID-19.

Maqedonia e Veriut deri tani ka testuar mbi 63 mijë persona, nga të cilët mbi 6 600 kanë rezultuar të infektuar. Aktualisht, vendi numëron 2 748 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve pozitive është mbi 3 500 persona.