Kosova 16 viktima dhe 196 raste të reja me COVID në Kosovë

16 viktima dhe 196 raste të reja me COVID në Kosovë

16 persona kanë humbur jetën dhe 196 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në total në 300.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se nga kryerja e 475 testeve, 196 persona kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 9 688 raste nga 39.278 persona të testuar.

Nga ana tjetër mësohet se, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5 480 persona, kurse numri i rasteve aktive është 3 908.