Aktualitet 20-vjeçarja kapet me mbi 12 mijë euro në Rinas: Do bëja shopping

20-vjeçarja kapet me mbi 12 mijë euro në Rinas: Do bëja shopping

Një 20-vjeçare është ndaluar nga Policia në Rinas pasi është kapur me një sasi prej 12450 euro të padeklaruara.

Policia bën të ditur se shtetasja I. K., banuese në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t’i deklaronte paratë, ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do “ikte për shopping”.

Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vete rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t’i deklaruar.

20-vjeçarja do përballet me akuzën e “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.