Kryesore 23 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit

23 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit

23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

“Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Po ashtu janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel “qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç”.