Nëse ke ndër mend të martohesh dhe je tip që beson tek karakteristikat e shenjave zodiakale, hidhi një sy sugjerimeve për tre gratë më të mira, sipas horoskopit. Edhe pse thuhet se shumica e burrave preferojnë të tretën.
Gaforrja
Është një grua fantastike që s`ka frikë të shprehë emocionet. Jeton për të bërë të lumtur atë që do dhe kurrë nuk ndalon. Po medalja ka dy anë. Ajo është shumë e ndjeshme dhe e krijon dramën edhe aty ku nuk ka vend. Po ky defekt i vogël, s`është asgjë para zemrës së madhe që ka.
Në vend të dytë është Dashi
Një grua e fortë dhe me personalitet të pabesueshëm. Një grua që do të të mbështetë në gjithçka. Një nënë e rreptë me fëmijët dhe që rrit qytetarë të mirë. Ajo është një burim i pashtershëm force.
Dhe në fund është gruaja Luan
Nuk pranon “Jo”-në për përgjigje. Natyrë e pavarur që ia del mbanë vetë, e devotshme, e ndershme dhe një shoqëruese shumë e mirë. E mbron me gjithë fuqinë atë që i takon dhe askush nuk mund të prekë familjen e saj.