Aktualitet 380 gjoba ndaj bizneseve që nuk respektojnë masat anti-Covid

380 gjoba ndaj bizneseve që nuk respektojnë masat anti-Covid

Në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës realizuan 1617 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë; 4 masa administrative me gjobë në bar kafe, restorante. Ndërsa në dy subjekte është pezullua aktiviteti.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Dibër, Elbasan, Tiranë, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.