Kulturë 50 ndërtesat më të bukura në botë sipas shkencës dhe “raportit të...

50 ndërtesat më të bukura në botë sipas shkencës dhe “raportit të artë”

Ndërkohë që shijet personale, autori dhe konteksti historik janë tejet të rëndësishme në vlerësimin e një vepre arti, padyshim që edhe gjeometria ka peshën e saj në një vlerësim.

Madje, si shkencë ekzakte, matematika na ofron edhe një renditje, tejet racionale, të veprave që janë ndërtuar ndër shekuj me harmoninë më të madhe.

Veçanërisht, disa studiues kanë përpiluar një renditje duke u bazuar mbi respektimin e asaj që quhet “raporti i artë”, një konstante matematike e identifikuar në 1,6180339887, që gjithmonë ka qenë pikë referimi në veprat arkitekturore klasike, por jo vetëm, si simbol i harmonisë.

Katedralja e St. Paul në Londër është vepra që më shumë i afrohet këtij raporti, me 72.28%.

Sipas këtij parametri, katedralja e St. Paul në Londër është vepra që më shumë i afrohet këtij raporti, me 72.28%.

Marina Bay Sands, në Singapor, në vendin e dytë me raport 70.88%

Por vepra arkitektonike moderne mund të respektojnë po aq mirë raportin e artë. Pikërisht një vepër gjigante e viteve të fundit renditet në vend të dytë, Marina Bay Sands, në Singapor, tashmë një nga ndërtesat ikonike të qytetit shtet, që respekton me 70.88% raportin.

Abacia e Westminsterit e treta, 70.50%

Në Londër ndodhet e treta në renditje, abacia e Westminsterit, ndërkohë që për vendin e katërt duhet të shkojmë sërish në Azi, në kështjellën perandorake të Osakës në Japoni, i ndjekur nga katedralja e Shën Vasilit në Moskë, një nga monumentet më të fotografuara të Sheshit të Kuq.

Kështjella perandorake e Osakës në Japoni, e katërta me 70.38%
Katedralja e Shën Vasilit në Moskë me 69.10%

Ndërsa Shtëpia e Bardhë në Uashington renditet e 17-ta.

Vetëm gjashtë ndërtesa në 20 të parat janë ndërtuara pas shekullit të 19-të, por kritikët e artit na qetësojnë. “Matematika nuk mund të aplikohet totalisht tek emocionet tona, godinat janë çmendurisht komplekse, dhe ne adhurojmë edhe ato që nuk janë perfekte”.

Casa Mila në Spanjë me 68.64% e gjashta
Katedralja e Firences, e shtata me 67.52%

50 ndërtesat më të bukura në botë sipas shkencës dhe “raportit të artë”

1- Katedralja e St. Paul’s (Angli, e ndërtuar në 1710) – respekton me 72.28 përqind raportin e artë

2- Marina Bay Sands resort (Singapor, 2010) – 70.88%

3- Abacia e Westminster (Angli, 1269) – 70.50%

4- Kështjella perandorake e Osakës (Japoni, 1583) – 70.38%

5- Katedralja e Shën Vasilit (Rusi, 1561) – 69.10%

6- Casa Mila (Spanjë, 1912) – 68.64%

7- Katedralja e Firences (Itali, 1436) – 67.52%

Taj Mahal, Indi, e teta me 67.45%

8- Taj Mahal (Indi, 1653) – 67.45%

Dancing House, ndërtesë e viteve ’90, e nënta me 66.87%

9- Dancing House (Republika Çeke, 1996) – 66.87%

Kështjella Neuschwanstein, në Gjermani, mbyll dhjetë të parat, me 63.10%

10- Kështjella Neuschwanstein (Gjermani, 1886) – 63.10%

11- Katedralja e Këlnit (Gjermani, 1880) – 61.69%

12- Bazilika e Shën Pjetrit (Vatikan, 1626) – 61.47%

13- Katedralja e St. Louis (SHBA, 1850) – 58.10%

14- Petra (Jordani, 5 para lindjes së Krishtit) – 57.12%

  1. Katedralja e Brasilia-a (Brazil, 1970) – 55.79%

16- Xhamia e Faisal Mosque (Pakistan, 1986) – 55.23%

17- Shtëpia e Bardhë (SHBA, 1800) – 53.31%

18- Porta e Brandenburgut (Gjermani, 1791) – 52.56%

19- Piramida e Madhe e Gizës (Egjipt, 2560 P.K) – 52.35%

20- Katedralja e Milanos (Itali, 1965) – 50.30%

21- Golden Pavilion (Japoni, 1397) – 50.14%

22- Hawa Mahal (Indi, 1799) – 49.18%

23- Tempulli Luxor (Egjipt, 1400 P.K) – 49.14%

24- Katedralja e Berlinit (Gjermani, 1905) – 48.72%

25- Muzeu Solomon R. Guggenheim (SHBA, 1959) – 48.49%

26- Panteoni (Itali, 125) – 48.48%

27- Katedralja e Bourges (Francë, 1230) – 48.13%

28- Kështjella – Walt Disney World (SHBA, 1971) – 46.87%

29- Ndërtesa Chrysler (SHBA, 1930) – 46.20%

30- Pallati Perandorak në Tokio (Japoni, 1888) – 45.55%

31- 20 Fenchurch Street/The Walkie Talkie (Britania e Madhe, 2014) – 43.82%

32- Sagrada Familia (Spanjë, në 2026 përfundimi) – 43.23%

33- Shatërvani i Trevit (Itali, 1762) – 42.42%

34- Pallati i Madh i Kremlinit (Rusi, 1849) – 41.38%

35- Casa Batlló (Spain, 1906) – 41.03%

36- Kisha e Dresdenit (Gjermani, 1743) – 40.65%

37- Pallati i Parlamentit (Rumani, 1997) – 40.02%

38- Kupola e Shkëmbit (Izrael, 692) – 39.99%

39- Katedralja e Sao Pauloa (Brazil, 1967) – 38.77%

40- Chichen Itza (Meksikë, 600) – 38.23%

41- Pallati i Madh (Tailandë, 1782) – 37.84%

42- Efesi (Turqi, 1000 P.K) – 37.56%

43- Shtëpia e Operas në Sidnei (Australi, 1973) – 35.08%

44- The Empire State Building (SHBA, 1931) – 35.04%

45- Fairmont Le Château Frontenac (Kanada, 1893) – 34.53%

46- Katedralja Notre-Dame (Francë, 1345) – 34.37%

47- Burj Al Arab (Emiratet e Bashkuara Arabe, 1999) – 33.98%

48- Hagia Sophia (Turqi, 537) – 33.61%

49- Angkor Wat (Kamboxhia, 1100) – 33.07%

50- Bastioni i Peshkatarit (Hungari, 1851) – 33.01%