Extra Pse sytë blu janë kaq tërheqës (dhe pse nuk ngjallin besim)?

Pse sytë blu janë kaq tërheqës (dhe pse nuk ngjallin besim)?

Nicole Kidman, Patrick Dempsey, Brad Pitt… lista e të bukurave dhe e të famshmëve me sy blu është praktikisht e pafundme.

Por, pse në kulturën tonë kjo karakteristikë konsiderohet kaq magjepsëse dhe joshëse.

Sipas studiuesve, magnetizmi i syve të pastër gjendet në paqartësinë e tyre, shkruan revista shkencore italiane Focus.

Nga njëra anë, syri blu përfaqëson një ideal bukurie që është eksportuar në të gjithë botën për dekada të tëra.

Të bukur dhe njëkohësisht ”të mallkuar”

Nga ana tjetër, në shumë kultura, kjo veçori somatike u atribuohet njerëzve të ftohtë dhe të pamëshirshëm dhe, në përgjithësi sinomim i të keqes: në shumë legjenda të popullatave më të lashta të Egjeut, demonët dhe shpirtrat e këqij shpesh përshkruhen me sy të mëdhenj blu.

Dhe në Amerikën e pushtuesve, evropianët quheshin nga popujt autoktonë “djajtë me sy blu”, sepse kalimi i tyre shoqërohej me përhapjen e sëmundjeve të panjohura dhe shpesh edhe me masakra e plaçkitje.

Shkenca duket se e konfirmon: sado atraktiv të jetë, syri blu nuk të ngjall besim.

Megjithatë, ky konotacion negativ në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në hijeshinë e syrit me ngjyrë deti.

Ka shumë persona që arrijnë derri në atë pika sa të shpenzojnë disa mijëra euro për të pushtuar, nën thikë, një iris të ri.

Kirurgjia u zhvillua disa vite më parë nga Gregg Homer, kirurg plastik kalifornian dhe themelues i Stroma Medical i cili me anë të rrezeve lazer shkatërroi shtresat e holla të pigmentimit, e pranishme në zonën e ngjyrosur të irisit, e cila brenda pak javësh, kështu kthehet nga e errët në të qartë.

Megjithatë, operacioni nuk është pa rreziqe: mund të rrisë presionin e syve dhe të zgjerojë përgjithmonë bebëzën. Me pak fjalë, nuk është si të lyesh flokët.

Megjithatë, nga pikëpamja evolucionare, syri i qartë është një defekt.  Ai shkaktohet nga një sasi e reduktuar e melaninës e cila sjell dritë të pafiltruar direkt në pjesën e pasme të syrit.

Këtu një pjesë e vogël përthithet, por pjesa e mbetur reflektohet në të gjithë irisin, duke i dhënë asaj ngjyrën karakteristike blu.