Extra 8 fakte që nuk i keni dëgjuar kurrë për Brad Pitt

8 fakte që nuk i keni dëgjuar kurrë për Brad Pitt

E dimë që s’do ta besoni dhe s’doni ta besoni, por Brad Pitt mbushi dje plot 57-vjeç. Ai është një nga aktorët më të dashur dhe të admiruar të dekadave të fundit. Divi ka lindur në Shawnee, Oklahoma, më 18 dhjetor 1963. Dhjetëra filma e shohin si protagonist: nga filmi kult i viteve 90 “Interviste me vampirin”, te popullori “Ocean’s Eleven”, nga “The Tree of Life” e Terrence Malick tek “Once Upon A Time…In Hollywood” e Quentin Tarantino.

Së fundmi ka realizuar parodinë e çmuar të Dr. Anthony Fauci për Saturday Night Live. Dy martesa, me Jennifer Aniston dhe me Angelina Jolie, të dyja të përfunduara. Por çfarë nuk dimë rreth tij?

Emri i tij i vërtet është William

Aktori quhet William Bradley Pitt, emër të cilin e trashëgoi nga i ati.

Ka një motër dhe një vëlla.

Brad është fëmija i madh i familjes. Ai ka një vëlla të quajtur Doug dhe një motër Julie.

Ai nisi të stërvitej me armë në një moshë fare të re

Armën e tij të parë Brad e mori para se të shkonte në shkollë, ndërsa të dytën në klasën e parë.

Brad ka studiuar për gazetari

U diplomua për Gazetar, por hoqi dorë pasi kuptoi që nuk bënte për një punë normale. Hapi i radhës ishte zhvendosja në Los Angeles dhe shkolla e aktrimit.

E filloi si aktor “i jashtëm” në filma

Para se të shndërrohej në yll kinemaje, Pitt luante në role të vogla. Një nga filmat e parë ishte në 1987, “Less Than Zero”.

Boom-i i tij si aktor ishte aksidental!

Brad Pitt nuk supozohej të ishte fare në filmin e famshëm Thelma & Louise në 1991-in. Ai e mori rolin, kur aktori që supozohej ta luante, hoqi dorë për një tjetër film.

Ai ka qenë i ndaluar në të hynte në Kinë

Aktorit s’i lejohej të hynte në Kinë për shkak të rolit të tij në filmin  Seven Years in Tibet, film i bazuar në kujtimet e alpinistit austriak Heinrich Harrer. Në 2016-ën, ai bëri daljen e parë publike në Kinë për filmin e tij “Allied”.

Reklamat e tij për kompanitë e makinave ndaloheshin në Malajzi

Bëhet fjalë për vitin 2002. Autoritetet malajzeze pretendonin se nëse Brad Pitt do të shfaqej për një kohë të gjatë, burrat e vendit do të fillonin të ndiheshin të pasigurt.