Kryesore 8 raste të reja me Covid-19, Tirana sërish vatra më e madhe

8 raste të reja me Covid-19, Tirana sërish vatra më e madhe

Në 24 orët e fundit në vendin kanë rezultuar 8 persona pozitivë me Covid-19, nga 200 të testuar.

Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP bëri me dije se rastet janë evidentuar 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë.

Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 16 pacientë, 5 prej tyre në terapi intensive.

“Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive”.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.