Bota 97-vjeçari, pjesë e grupit që fiton Çmimin Nobel në Kimi

97-vjeçari, pjesë e grupit që fiton Çmimin Nobel në Kimi

Tre shkencëtarë kanë marrë Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit, për zhvillimin e joneve të litiumit në bateri.

John B Goodenough, M Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino janë vlerësuar për punën që kanë bërë për përmirësimin e baterive të vogla që përdoren në pajisjet elektronike. Profesori Goodenough, 97 vjeç, është edhe njeri më i vjetër që merr një çmim Nobel.

Olof Ramström, nga Komisioni i Çmimit Nobel, tha se bateritë me jone litiumi kanë bërë të mundur botën e telefonëve dhe pajisjeve “të lëvizshme”. Të tre shkencëtarët do të ndajnë çmimin prej 1 milionë dollarësh që akordohet për fituesin.

Bateria me jone litiumi është një bateri e lehtë, por shumë e fuqishme, që përdoret thuajse në gjithçka, nga telefonat celularë, te laptopët dhe te makinat elektrike.