Kryeministri Edi Rama në një njoftim të bërë në Twitter shprehet se tashmë mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka votuar draftin e dakordësuar më opozitën jashtëparlamentare më 5 Qershor, pavarësisht se nuk ka gjetur konsensusin e opozitës parlamentare.
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan kreu i qeverisë