Ka mjaftuar një foto e postuar nga e bija, Valentina, në rrjetet sociale që fansat e Roberto Baggios të ndizen. Në foto, futbollisti mitik shfaqet, ndërsa bëhet gati për t’u nisur për diku me makinën, e tij, një Fiat Panda 4×4.
“Pra Zoti ka një Panda 4X4” është një nga frazat që përdorin fansat për të përshkruar përulësinë e madhe të ish-futbollistit.
Shumë i fortë në fushë, i talentuar me talent të madh, por në të njëjtën kohë me një sens proporcioni dhe i përmbajtur. Është e qartë që Roby Baggio kurrë nuk e ka dashur vëmendjen. Në karrierën e tij ai ka marrë shumë më pak sesa meritonte.
Rrugëtimi i Roberto Baggio në fushën e blertë është karakterizuar nga ulje-ngritjet, por edhe mungesa e dëshirës për jetë luksi dhe protagonizëm vend e pavend.
Fotoja e postuar nga e bija rikthen mbi të dritën e reflektorëve.