Katalonja ka vendosur kufizime më strikte, për të luftuar valën e dytë të pandemisë koronavirus.
Rajoni spanjoll ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet e rajonit për 15 ditë në një përpjekje për të ndaluar valën e re të koronavirusit.
Për shkak të rritjes së infeksioneve, pushteti lokal ka urdhëruar gjithashtu grumbullime të më shumë se gjashtë personave.
Koronavirusi vijon të sfidojë rëndë durimin e Europës, ku pavarësisht ashpërsimit të masave, rastet vijojnë të rriten.
Njoftimi i kësaj mase drastike ndodhi pas mbylljes së pjesshme të Madridit dhe kufizimeve të tjera të marra në rajonet e Andaluzisë, Navarras ose Galicias për të luftuar rritjen e kontaminimeve në Spanjë, ku pandemia ka vrarë më shumë se 33 000 persona.
Sipas OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër, shumica e të cilave në Britaninë e Madhe, Francë, Rusi e Spanjë.