Futbollisti i Tiranës, Winful Cobbinah ka dalë përpara Gjykatës së Tiranës pasi është i akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Cobbinah është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kujtojmë se futbollisti i ekipit të Tiranës ka marrë nënshtetësi shqiptare nga Presidenti Ilir Meta.
Kujtojmë se futbollisti i ekipit të Tiranës ka marrë nënshtetësi shqiptare nga Presidenti Ilir Meta. Zbulimi i këtij fakti ka shkaktuar debat të madh dhe ka vënë në qendër të akuzave Presidencën, për faktin se si u pajis me nënshtetësi shqiptare futbollisti Cobbinah, në një kohë që ai është nën hetim për falsifikim të dokumenteve.