Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar qarkun ku do i prijë listës në 25 prill.
“Unë do të kandidoj në Tiranë. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet”, tha Basha në “Kjo javë”. Ky me sa duket do të jetë qyteti në listën e të cilit do jetë dhe Berisha.
Ai theksoi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet.