Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.
Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës.
“Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh Mavros.
Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijojnë si më poshtë:
Partia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave
Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave
Lëvizja Socialiste për Integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave
Partia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave
Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anonimitetin.
“Rezultati i ngushtë mund të sjellë tensione”
Gazetari Adri Nurellari bazuar te rezultati i EXIT Poll nga Euronews Albania u shpreh se gara e afërt për mandate do sjellë tensione.
“Unë shoh telashe dhe do ketë motiv për të menduar se një votë e manipuluar do sjell kërkesa për rinumërim. Nëse dalin e certifikohen zgjedhjet shqetësimi i parë është se PS-ja është në avantazh të zbehet dhe opozita mund të mendojë se blerja e votave ka ndikuar në rezultat”.
Gazetari Nurellari u shpreh se pret që PS-ja të kërkojë nga partitë e vogla deputetë për të krijuar qeverinë.