Mblidhet sot në Luksemburg Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian.
Përfaqësuesit e vendeve të unionit pritet të shprehin qëndrimet për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Vendimi mbetet ende pezull për shkak të refuzimit që Bullgaria po i bën avancimit të mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut duke u bërë pengesë edhe për Shqipërinë.
Komisioni Europian ka dhënë dritën jeshile që si Tirana dhe Shkupi të hedhin një hap më tej në rrugën e integrimit.
Edhe Holanda, një prej vendeve skeptike miratoi pak ditë më parë çeljen e negociatave me Shqipërinë.