Një gjykatë britanike ka gjetur si të pambështetura pretendimet e publikuara në librin e gazetares Catherine Belton sipas të cilave miliarderi rus, Roman Abramovich u urdhërua nga Kremlini për të blerë klubin e futbollit “Chelsea”. Libri u publikua në vitin 2020 dhe ai ka në qendër ngritjen në pushtet të Putin, rrethin e tij të bashkëpunëtorëve nga KGB-ja dhe pasurimi pas vitit 1999.
“Përshtypja që lexuesi merr është se Kremlini e shfrytëzoi blerjen e klubit të futbollit “Chelsea” për të fituar pritje dhe ndikim në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është përshtypja ime kur lexova librin. Mënyrat që kam identifikuar janë të gjithë shpifëse”, ka thënë në gjykimin e vet, gjyqtarja Amanda Tipples.
Ajo ka shtuar se gjykimi në fjalë nuk përcakton nëse hamendësimet janë të vërteta apo jo, po për kuptimin e pasazheve të cituara. Po kështu sipas gjykatëses, një lexues i zakonshëm mund të kuptojë nga libri se Abramovich u dërgua në SHBA për të ndikuar për llogari të presidentit Vladimir Putin, familjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Nga ana e vet, përfaqësuesi ligjor i Abramovich e ka përshëndetur vendimin që sipas tij sanksionon një mundësi për “korrigjimin sa më të shpejtë të deklarimeve të rreme dhe shpifëse në adresë të z. Abramovich”.
Shtëpia botuese “HarperCollins” ka komentuar vendimin duke u shprehur se “po e konsideron me kujdes atë”, duke shtuar se ndjehet e kënaqur që gjykata nuk gjeti shpifje në adresë të kompanisë shtetërore ruse “Rosneft”.