Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:
Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm.
Vajza e re, 22-vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë.
Më poshtë (foto), mbreti Zog paraqitet disa momente përballë kamerave para se t’i bashkohet të fejuarës së tij.
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat–Albania