Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer foli për ndikimin rus në Shqipëri duke treguar ndryshimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne kërkojmë një bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin”, u shpreh Palmer gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në kuadër të turit që po zhvillon në Shqipëri.
“Shqipëria është target i vështirë për Rusinë”, shtoi Palmer.