Facebook “pa dashje” ka ngarkuar kontaktet e email-it të më shumë se 1.5 milionë përdoruesve pa kërkuar leje për ta bërë këtë, ka pranuar rrjeti social. Marrja e të dhënave ndodhi nëpërmjet një sistemi të përdorur për të verifikuar identitetin e anëtarëve të rinj.
Facebook u kërkoi përdoruesve të rinj të jepnin fjalëkalimin për llogarinë e tyre të postës elektronike dhe mori një kopje të kontakteve të tyre. Informacioni i grabitur besohet se është përdorur nga Facebook për të ndihmuar në hartimin e lidhjeve sociale dhe personale midis përdoruesve.
Analiza: Rory Cellan-Jones, Korrespondent i Teknologjisë
Çdokush si unë që u bashkua me Facebook një dekadë ose më shumë më parë, ndoshta klikoi “po” kur u ftua të ngarkonte të gjithë kontaktet e tyre. Dukej një mënyrë e mirë për ta bërë rrjetin më të dobishëm dhe, në fund të fundit, çfarë dëmi mund të ishte.? Por pasi skandalet e ndryshme të dhënave shkatërruan besimin në Facebook, ne duhet të tregojmë më shumë kujdes. Ne kemi dëgjuar për dëmtimet që mund të vijnë nga dorëzimi informacionit të rëndësishëm nga rrjetet sociale. Tani ne e dimë se Facebook ka marrë kontaktet e email-it prej 1.5 milion njerëzve gjatë një periudhe trevjeçare pa marrëveshjen e tyre. Sa herë që rrjeti social sugjeron “njerëzit që mund të njohësh”,lind pyetja: “Si e di Facebook që unë mund t’i njoh ato?”.
Për shumë njerëz, ideja që ata duhet t’u besojnë të dhënat e tyre Facebook-ut duket diçka e vjetër. “Kontaktet filluan të merren pa konfirmimin e tyre ë maj të vitit 2016, tha kompania për Business Insider. Para kësaj date, përdoruesve të rinj u pyetën nëse dëshironin të verifikonin identitetin e tyre nëpërmjet llogarisë së tyre të postës elektronike. Ky opsion dhe teksti që specifikon se kontaktet po kapeshin u ndryshua në maj të vitit 2016, por kodi bazë që në të vërtetë i ka hequr kontaktet, ishte lënë i paprekur, tha Facebook.
Zyra e Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, e cila mbikëqyr Facebook në Europë, nuk ka reaguar ende ndaj një kërkese nga BBC për koment.
Në fund të marsit, Facebook zbuloi se fjalëkalimet e rreth 600 milion përdoruesve ishin ruajtur brenda në tekst të thjeshtë për muaj të tërë.