“Nuk ka pazar me Edi Ramën”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me strukturat e partisë në Korçë.
“30 Qershori provoi se me këtë kryeministër nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor“, sipas kryedemokratit, i cili theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.
Kreu demokrat u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai deklaroi se largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm.
“Prandaj opozita e bashkuar i qëndron deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit”, u shpreh Basha në Korçë.