Aktualitet Bashkia Kavajë dhe shoqata Qatar Charity shpërndajnë ndihma për 300 familje

Bashkia Kavajë dhe shoqata Qatar Charity shpërndajnë ndihma për 300 familje

Në prag të festës së Kurban Bajramit, shoqata Qatar Charity në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë shpërndanë ndihma për më shumë se 300 familje në nevojë. Ky është një ogur i mirë duke i hapur rrugën projekteve dhe bashkëpunimeve të reja që do të vijojnë së shpejti në ndihmë të gjithë qytetit.

I pranishëm në shpërndarjen e ndihmave ishte edhe kryebashkiaku i Kajavës, Redjan Krali. Ai u shpreh se bashkia ka një plan konkret për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe për këtë apeloi për më shumë mbështetje për këtë shtresë të popullsisë, për t’iu gjetur pranë atyre çdo ditë dhe jo vetëm në kohë festash.