Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar gjatë një aksioni të organizuar pas marrjes së informacioneve për vendndodhjen e tij.
Sandër Nikolla (Leka) u arrestua në Mirditë pas kërkesës së palës italiane. Në shtetin fqinj ai akuzohet për shkelje të ligjit mbi armët dhe ndaj tij ka masë sigurie arrest me burg të vendosur nga Gjykata e Romës.
29-vjeçari u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Maksimumi i dënimit për veprën penale për të cilën akuzohet është 10 vite burgim.