Interceptohen për herë të parë tetë sinjale të rrallë të valëve radio të shpejta që përsëriten në kohë.
Ky është një prej fenomeneve më të mistershme të kozmosit dhe deri tani njiheshin vetëm dy sinjale me këto karakteristika përsëritëse. Impulset e reja radio, me një gjatësi kohore prej vetëm pak të mijtat e sekondës, përshkruhen në studimin e publikuar në revistën “Astrophysical Journal Letters”.
Këto tetë valë radio të shpejta i zbuloi grupi i shkencëtarëve të ndërkombëtarë të koordinuar nga Bridget Andersen, i Universitetit “McGill” në Montreal, të cilët përdorën radioteleskopin CHIME (Canadian Hydrogen Intensity Mapping Experiment).
Për studiuesi kjo është një mundësi unike për të studiuar këto fenomene, ende krejtësisht të panjohur, si dhe për të zbuluar origjinën e mistershme.
Në të kaluarën për t’i shpjeguar është argumentuar edhe mundësia e civilizimeve aliene. Ekzistojnë dhjetëra teori për të shpjeguar krijimin e këtyre valëve, të cilat i referohen konteksteve astrofizike ekstreme. Teoria kryesore është ajo e yjeve prej neutroni, objekte kozmike me dendësi aq të lartë sa që një lugë e materies së tyre në Tokë do të peshonte një miliardë tonelata, gati sa 170 milionë elefantë.