113 banesa dhe objekte të tjera janë dëmtuar nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë në Qarkun e Elbasanit.
Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në disa prej familjeve banesat e të cilave janë dëmtuar dje.
Në Bashkinë Belsh janë raportuar më shumë banesa me dëmtime. Siaps Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime në këtë bashki.
I pranishëm në njërën prej familjeve të dëmtuara, Balla tha se qeveria ka marrë të gjitha masat dhe se do të fillojë riparimin e të gjitha banesave.
“Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”, tha Balla.