Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kocerri është pjesë e bandës së Habilajve dhe akuzohet për veprat “Grup Kriminal” dhe “Trafikim droge në tentativë”.
Ai u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë.
Pretenca u shpall nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
“Armando Kocerri është pjesë e grupit të Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, shtëpinë e tyre e kishin kthyer në magazinë ku grumbullonin hashash dhe më pas e trafikonin. Kocerri kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn. Armando Kocerri kishte rol ndihmues në grup”, u shprehën prokurorët.
Kocerri ka qenë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.