Horoskopi 5 burrat më të papjekur të horoskopit: Kush janë Pitter Pan-ët e...

5 burrat më të papjekur të horoskopit: Kush janë Pitter Pan-ët e përjetshëm

E lodhur nga burrat e papjekur dhe të pavendosur? Shenja e horoskopit mund t’iu ndihmojë.

Virgjëresha

Burrat e kësaj shenje e kanë të vështirë të zgjedhin midis mundësive. Zakonisht e shikojnë partneren si nënën e tyre dhe këtu nis pikërisht problemi se asnjë grua nuk dëshiron të bëjë rolin e mamasë me burrin. Dhe nëse gruaja nuk shëmbëllen me të ëmën, ose nuk pranon ta marrë këtë rol, ai bëhet kapriçoz dhe grindet.

Peshorja

Meqë është i prirur drejt ekuilibrave dhe rregullave, përpiqet të ndjekë traditën dhe rregullat e vendosura që në fëmijëri nga familja dhe shoqëria. Dhe nëse partnerja ka një tip të ndryshëm nga ai, është një grua feministe që lufton për të drejtat e saj duke i lënë mënjanë zakonet, nis debati. Një burrë peshore nuk është i pavarur.

Gaforrja

Janë shumë të lidhur me familjen e origjinës. Mezi e presin kordonin umbilikal nga nëna, aq sa shumë herë shfrytëzohen prej këtij fakti duke rënë pre e dëshirave dhe kapriçove të familjes nga vjen.

Peshqit

Është shenje e lezetshme, bën humor dhe pikërisht ky është problemi, se nuk di të jetë serioz. Për të duhet një grua që e mirëkupton natyrën e tij, argëtohet me të dhe nuk përpiqet ta ndryshojë, se përndryshe nuk do funksiononte.

Ujori

Burrat e kësaj shenje janë më të komplikuarit e zodiakut. E kanë të vështirë të përballen me problemet sidomos ato të përditshmërisë.