Aktualitet Kamioni i merr jetën 65-vjeçarit në Krujë

Kamioni i merr jetën 65-vjeçarit në Krujë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Krujë pranë fshatit Thumanë pasditen e sotme rreth orës 18:05.

Një kamion përplasi për vdekje këmbësorin H.K. 65 vjeç nga Kruja.

Drejtuesi i kamionit, F.Xh. është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.