Politika “Kemi hyrë në ‘Champions League’ e turizmit”, Rama thirrje të rinjve që...

“Kemi hyrë në ‘Champions League’ e turizmit”, Rama thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Këtu do të jenë pagat më të mira në rajon

Në Tiranë u mbajt sot konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, konferencë, e cila ka bërë bashkë kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar dhe krybashkiakët për të prezantuar planin për mbarëvajtjen e turizmit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama  e vuri theksin edhe tek ofrimi i cilësisë jo vetëm tek numrat.

“Sot kemi hyrë në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është sa moment historik por dhe sfidash. Se kemi hyrë por duhet të mbetemi. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga Champion. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. E jo vetëm që duhet ta konsolidojmë por dhe të jemi çdo vit e më shumë më konsolidues”, tha ndër të tjera Rama, i cili kishte dhe një thirrje të rinjve që punojnë në hoteleri në vendet e Mesdheut

“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje? Të gjithë hotelet janë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Do të ketë pagat më të mira në rajon për turizmin”, tha Rama.

“Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës”, kështu u shpreh kryeministri Rama, i cili shtoi gjithashtu se, ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama.