Adriano Galliani, ish-administratori i Milanit, ka folur gjatë për kuqezinjtë, për derbin që po afron, Ibrahimovic dhe sidomos Elliott e dyshen Maldini-Boban. “Në radhë të parë më duhet të them që njerëzit nuk duhet të shajnë Elliott për atë që po bën, ashtu si dyshen Maldini-Boban. T’i lëmë të punojnë. Nuk dua të komentoj këtë fakt”.
“A do ta shoh derbin? Jo në stadiumin “San Siro”! Kemi ndeshje me Sienan, jam te Monza tashmë. Natyrisht, do ta shoh rrugës me tren nga telefoni im… Nuk bëj parashikime, ju e dini. Edhe pse, ende kërcej dhe bërtas si i çmendur për Milanin në stadium.
Ibrahimovic? Fola përpara disa ditësh, Zlatanin ta kesh vetëm për prezencë, e mbaj mend që i varte në mur ata që nuk stërviteshin siç duhej. Ky është Ibra”.