Aktualitet A do ketë mbyllje të dytë? Flet Mira Rakacolli

A do ketë mbyllje të dytë? Flet Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi nuk e përjashtoi mundësinë e një mbyllje të dytë nga pandemia. Sipas Rakacollit, aktualisht situata në vend është kritike.

“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, cdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me çka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se çfarë masash duhen marrë” – tha Rakacolli.

Ndonëse pranoi se situata është kritike, Rakacolli shton se nuk do ndodh kurrë që të mos ketë vende nëpër spitale.

“Situata është delikate, por ne vazhdojmë ta kemi nën kontroll. S’do ndodhë kurrë që të mos kemi mundësi të shkojmë në spital“, – theksoi ajo.

Zëvendësministrja e hodhi poshtë publikimin e akademisë së shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës dhe sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik po kryen një studim mbi infektimet nga Covid-19.

“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19”.