Aktualitet Dy shqiptarët që u tallën me komandën greke, çështja debatohet në Parlamentin...

Dy shqiptarët që u tallën me komandën greke, çështja debatohet në Parlamentin helen

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiutopoulos, foli sot në Parlament për videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dy shqiptarë tallen me ushtarët grekë që kanë nën komandë.

I pyetur për këtë çështje nga deputetët, ministri Panagiutopoulos tha në Parlament se për ngjarjen ka nisur një hetim administrativ për të zbuluar rrethanat në të cilat është filmuar video dhe si përfundoi më pas në rrjetet sociale.

Ministri i Mbrojtjes nuk bëri asnjë koment tjetër rreth kësaj çështje.

Në muajin Janar, në rrjetet sociale u publikua një video e dy të rinjve shqiptarë që janë pjesë ushtrisë greke. Ata flisnin shqip dhe urdhëronin ushtarët që kishin nën komandë në grupin e tyre.

Dy të rinjtë shqiptarë nuk përdorën ofendime, por disa media greke folën me tone negative për shakanë e tyre.