Bota A do ndërhyjë SHBA ushtarakisht në Venezuelë? Guaido: Mundet…

A do ndërhyjë SHBA ushtarakisht në Venezuelë? Guaido: Mundet…

Kreu i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, tha se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij për të “drejtuar vendin drejt demokracisë”, duke mos përjashtuar mundësinë e një mbështetjeje ushtarake amerikane.

Në një intervistë me Al Jazeera, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur tha se krijimi i demokracisë është një nga pesë parimet që ai dëshiron të aplikojë për të kapërcyer krizën me të cilën përballet Venezuela.

“Menaxhimi, stabiliteti, riaktivizimi i ekonomisë në mënyrë që të krijohen vende pune për qytetarët, fuqizimi i demokracisë…”, përmendi Guaido si parime bazë të tij.

Guaido refuzoi të përjashtojë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në vend.

Ndërkohë, Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, kërcënoi edhe një herë Maduro në një fjalim të premten, duke thënë se ishte koha që ai të largohej.

“Të jemi të qartë: lufta në Venezuelë po udhëhiqet mes diktaturës dhe demokracisë dhe ka kërkesat për liri”, tha Pence.

“Nicolas Maduro është diktator dhe nuk ka legjitimitet. Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, shtoi nr.2 i Shtëpisë së Bardhë.

“Nicolas Maduro do të bëjë mirë nëse ai nuk e provon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara”, theksoi Pence.

Të premten, qeveria e Maduro njoftoi se do të shesë 15 ton rezerva të arit për kompaninë e investimeve Noor Capital nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Vanessa Neumann, një analiste që ndjek situatën në Amerikën Latine, shitja e rezervave të arit është një përpjekje e dëshpëruar nga qeveria për të mbijetuar.