Politika A i ka lënë pas inatet me Ramën? Flet Presidenti Meta

A i ka lënë pas inatet me Ramën? Flet Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta u pyet nga mediat nëse i kishte lënë pas inatet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin sot u pa teksa takohej në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndërsa përgjigjja ishte: “Sot u mblodhëm për çështjet e integrimit evropian dhe për këtë çështje jam gjithmonë i disponueshëm për çdo ftesë apo angazhim që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Sot nuk jemi në situatë pozitive dhe qytetarët e kanë humbur besimin në seriozitetin e plotësimit të standardeve evropiane”.

Në lidhje me mbledhjen, Meta tha: “Mendoj që mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet t’i përmbushim, theksoj edhe një herë se metodologjia e re e zgjerimit, siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka, por si një hap i mjaftueshëm për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim”.