Politika A kaluan 3.7 mln euro te kompanitë e Lefter Kokës? Mirel Mërtiri:...

A kaluan 3.7 mln euro te kompanitë e Lefter Kokës? Mirel Mërtiri: SPAK ka falsifikuar dokumentet

Mirel Mërtiri tha sonte në Çim Peka LIVE se ka një arsye pse ka heshtur deri më tani. Ai tha se dosja dosja e SPAK ishte e kontaminuar dhe për këtë arsye kërkoi që t’i jepej mundësia që të jepte deklarimet e tij për dosjen e inceneratorëve, por që nuk iu mundësua.

“Kam tre vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të paktën për interesin publik, të dalë e vërteta, pasi investimet janë kryer të plota, veprat janë aty dhe askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata, mashtrime nga fillimi deri në fund të kësaj dosje.

Pasi pritëm gjykatat dhe pritëm se çfarë do vendoste gjykata, duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty.

I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve”, tha Mërtiri.

Më pas ai u pyet nga moderatori Çim Peka se a kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit. Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK.

“Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar”, tha Mërtiri.