Extra A lidhet koha se kur hani darkë me predispozitën për të pasur...

A lidhet koha se kur hani darkë me predispozitën për të pasur diabet apo fituar peshë? Përgjigja që shumëkush e di gabim

“Nisur nga predispozita gjenetike, ekziston risku që në një të ardhme të afërt të prekem nga sëmundja e diabetit dhe kam lexuar se nëse darkat i konsumojmë herët, kjo mund të jetë një strategji efektive për uljen e sheqerit në gjak. Çfarë masash mund të marr si përpjekje për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes?”

Përgjigjet Andrea Ghiselli, drejtor i nivelit të parë Master në Shkencën e Ushqimit dhe Dietikëve në “Unitelma Sapienza” (Romë) dhe president i mëparshëm i Shoqatës Italiane të Shkencave Ushqimore:

Padyshim që kronobiologjia jonë është ajo e një kafshe, ndaj metabolizmi ynë funksionon në mirë në prani të dritës së diellit. Punëtorët e turneve dhe punëtorët e natës janë në fakt subjekt i një rreziku më të madh të sëmundjeve metabolike, obezitetit dhe diabetit. Por kini kujdes të interpretoni saktë atë që lexoni, sepse artikujt shpesh janë të rrëmujshëm dhe lexuesi nuk është në gjendje të perceptojë rëndësinë e tyre, pra sa ndikon në të vërtetë në rrezikun e sëmundjes.

Faktorët e rrezikut për diabetin janë: stili i jetesës sedentare, pirja e duhanit, sasia/cilësia e kalorive të konsumuara (dhe nuk e kam fjalën vetëm për karbohidratet) si dhe mbipesha.

Pastaj janë të pandryshueshme faktorë të tjerë si mosha, predispozita gjenetike për të cilat nuk po flas, pikërisht sepse janë të pandryshueshme, por që kontribuojnë në rrezikun e përgjithshëm.

Pesha e tepërt dhe faktorë të tjerë rreziku

Pesha e tepërt, rezultat i një stili jetese që qëndron shumicën e kohës ulur dhe dieta e gabuar, është padyshim faktori më i rëndësishëm i rrezikut, sepse përfshin një sërë faktorësh: konsumimi i tepërt i yndyrave të ngopura, konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe të konservuar, konsumi i tepërt i sheqernave, pijet, konsumi i ulët i fibrave, drithërat, bishtajoret, frutat dhe arrat e freskëta, zarzavatet dhe perimet dhe produktet e qumështit.

Ndër produktet shtazore, në fakt, produktet e qumështit kanë rrezik më të ulët. Asnjë nga këta faktorë i vetëm nuk mund të përcaktojë një rrezik të madh, por së bashku ata përbëjnë rrezikun më të madh të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Dhe të gjithë së bashku përfaqësojnë stilin tonë aktual të jetesës.

25-30% të kërkesës ditore për kalori

Sigurisht, nëse më pas konsumojmë dietën tonë të zakonshme (të bollshme, të pasur me yndyrna të ngopura, sheqerna të lira, mish të kuq e të konservuar etj.) edhe gjatë natës, do të rrisim rrezikun, i cili, e përsëris, është i përcaktuar nga teprica, jo nga orari.

Nëse darka do të ishte minimaliste, nëse do të përfaqësonte rreth 25-30% të kërkesës ditore për kalori, e mbështetur kryesisht nga burimet bimore, qumështi dhe derivatet dhe produktet e peshkut, mund të darkonim edhe vonë në mbrëmje pa pasoja në sheqerin në gjak. Me fjalë të tjera: teprica shkakton dëme, nëse tejkalohet në mbrëmje është edhe më keq.