Kulturë Bradley Cooper thotë se është me “fat” që ka mbijetuar për 19...

Bradley Cooper thotë se është me “fat” që ka mbijetuar për 19 vjet pa “alkool dhe drogë”

Aktori Bradley Cooper ka folur së fundmi ndaj betejave të së kaluarës, si varësia mbi drogat dhe alkoolin.

Cooper, 48 vjeç, u shfaq në një episod të fundit të “National Geographic’s Running Wild With Bear Grylls: The Challenge”, dhe vendosi të flasë hapur mbi sfidat e kaluara, duke thënë se ndihej “shumë me fat” që i kishte kapërcyer ato.

Cooper i tha prezantuesit Bear Grylls në një moment gjatë episodit se ai ndihej sikur nuk “humbi në famë”, gjë që e shtyu Grylls, 49 vjeç, ta pyeste atë: “Por ju patjetër keni pasur disa vite të egra?”

“Për sa i përket alkoolit dhe drogës, po. Por nuk ka të bëjë me famën, megjithatë”, u përgjigj Cooper, duke shtuar: “Por unë isha me fat. U bëra esëll në moshën 29 vjeç dhe kam qenë esëll për 19 vjet, kam qenë shumë me fat”.

Duke vazhduar bisedën e tyre të sinqertë, Grylls pyeti nëse luftimet e së kaluarës ndaj varësisë së Cooper-it e ndihmuan atë me rolin e tij në “A Star Is Born”, në të cilin ai luante një muzikant me varësi ndaj alkoolit.

“E bëri më të lehtë të isha në gjendje të hyja vërtet atje”, u përgjigj Cooper.

“Dhe faleminderit zotit isha në një vend në jetën time ku isha i qetë me të gjitha këto, kështu që mund ta lija veten të shkoja”, vazhdoi ai.

“Kam qenë shumë me fat me rolet që më është dashur të luaj. Ka qenë një bekim i vërtetë. Shpresoj që të vazhdoj ta bëj”, ka shtuar Cooper.

Në një klip ekskluziv nga episodi i ndarë më parë me People, Cooper foli gjithashtu se si babai i tij që vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 2011 ndikoi në pikëpamjen e tij për jetën.

“Patjetër që pata një qëndrim nihilist për pak kohë”, pati thënë ai.

“Nuk e di, nuk ishte mirë për pak, derisa kuptova se duhej të përqafoja atë që jam në të vërtetë dhe të përpiqesha të gjeja një paqe me këtë. Dhe më pas u rregullua disi”, shtoi ai aso kohe.

Cooper gjithashtu u hap me Grylls se si vdekja e babait të tij ka ndikuar në përvojën e tij si baba.

Bradley Cooper, ndan vajzën e tij Lea, 6 vjeçe, me modelen ruse, Irina Shayk.