Politika “Abuzime me tenderat”, kallëzohen në SPAK zyrtarët e LSI, Panariti dhe Bregu

“Abuzime me tenderat”, kallëzohen në SPAK zyrtarët e LSI, Panariti dhe Bregu

Myslim Murrizi ka kallëzuar në SPAK, ish-Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Vojo Bregu.

Dy ish-zyrtarët janë akuzuar nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë për abuzime me tendera në kohën kur drejtonin Ministrinë e Bujqësisë.

Vojo Bregu ishte kandidat i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Edmond Panariti mban detyrën e shefit të kabinetit të presidentit të republikës, Ilir Meta.

Kallëzimi i Murrizit ka të bëjë me abuzime që sipas tij kanë ndodhur në projektin e sistemit të ujitjes në Bashkinë Divjakë, për ujitjen e 2800 hektarëve tokë arë, ku sipas tij në fakt prej 4 vitesh nuk janë ujitur as 25 hektarë tokë, si dhe për disa tendera të tjerë të ministrisë së Bujqësisë.