Politika Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër

Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër

Pas dështimit të garave disa herë për të ndërtuar aeroportin e Sarandës, qeveria ka ndryshuar vendndodhjen e aeroportit të katërt që do të ketë vendi.

Aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës.