Extra Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli sjellin në Vizion Plus një emision investigativ

Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli sjellin në Vizion Plus një emision investigativ

Shumë shpejt, “Vizion Plus” do të sjellë një emision të ri investigativ, i ngjashëm me “Fiks Fare” dhe “Stop”.

Sipas “IMAlbania.com”, emisioni i cili do të titullohet “Fake Off”, do të jetë në moderimin e Agron Llakajt dhe Xhevahir Zenelit.

Emisioni do të sjellë ‘vox pop-e’, batuta, foton e ditës, lajmin e ditës etj.

Programi do të nisë transmetimin e puntatës së parë në “Vizion Plus” më datën 31 dhjetor, për të shoqëruar teleshikuesit në festat e fundvitit.

Nga janari, “Fake Off” do të nisë transmetimin nga e hëna në të premte, në orën 19:30.