Për shkak të ajrit të ndotur mbi pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi.
Autoritetet u detyruan të shpallin gjendjen e emergjencës. Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua, duke arritur në nivele të rënda.
Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkollat e Nju Delhit janë mbyllur dhe do të qendrojnë ashtu të paktën deri deri të martën, ku pritet një urdhër i dytë.
Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë. Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave.
Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”.
Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre.
Kjo situata përfshiu më herët edhe Malajzinë, ku kryeqyteti Kuala Lampur u pushtua nga smogu.