Një ajsberg gjigant (me madhësinë e Wellsit) është duke u shkëputur nga shelfi akullnajor Larsen C, në Antarktidë. Sipsa ekspertëve, ky mendohet të jetë ajsbergu më i madh që është parë ndonjëherë.
Vëzhgimet satelitore që nga dhjetori i vitit 2016 kanë treguar një çarje që vazhdon të rritet progesivisht në akull. Kjo tregon se një ajsberg me një sipërfaqe më të madhe se 5 mijë km² ka gjasa të shkëputet së shpejti nga masa e gadishullit të akullt.
Sipas shkencëtarit David Vaughan, shkëputja e masivit të akullit do të pasojë me rrëzimin e të gjithë shelfit Larsen C, çka do të rezultojë me ‘shkërmoqjen’ e tij në një numër ajsbergësh dhe fragmentesh më të vogla akullnajore.