Aktualitet Aksident i frikshëm në Qafë–Thanë, autobusi përplaset me veturën, kjo e fundit...

Aksident i frikshëm në Qafë–Thanë, autobusi përplaset me veturën, kjo e fundit shpërthen në flakë, disa të plagosur

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme, këtë herë në Qafë – Thanë, ku një autobus është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur. Sikurse shihet nga pamjet, automjeti është shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Ambulanca e spitalit të Përrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë mjetesh në këtë aks, ndërkohë njoftohet se nga autobusi ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar./ A2CNN