Aktualitet Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre viktima, mes tyre dy...

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre viktima, mes tyre dy vëllezër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, dy prej tyre vëllezër.

Viktimat janë Lulzime Istrefi, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi, nga e njëjta familje.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç të cilët kanë qenë pasagjerë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.