Aktualitet Aksident i rëndë në Thumanë-Krujë, vdes 40-vjeçarja, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Thumanë-Krujë, vdes 40-vjeçarja, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Thumanë –Krujë. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orën 11:10 dhe në të janë përfshirë një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për një grua rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”).

Bëhet me dije se janë lënduar dhe dy qytetarë të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme