Aktualitet Aksident me vdekje në Fier, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Viktima është një djalë i ri 19-vjeçar i quajtur Kristjan Thomo.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe të shkaqeve.