Aktualitet Aksidenti tragjik në Itali, vdes shqiptarja 24-vjeçare

Aksidenti tragjik në Itali, vdes shqiptarja 24-vjeçare

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali.

Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndërsa është përplasur me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo, çka ka bërë që mjeti të përmbysej dhe të zinte poshtë të renë.

Pavarësisht se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur të nxjerrin menjëherë nga mjeti 24-vjeçaren shqiptare, e reja ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punë në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.