Extra Aktori i “Game of Thrones” i infektuar me koronavirus

Aktori i “Game of Thrones” i infektuar me koronavirus

Aktori i serialit “Game of Thrones” i shtohet numrit të aktorëve të infektuar me Covid-19.

Aktori norvegjez, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”, shkruan Hivju. Ai gjithashtu i bën thirrje të gjithë fansave të tij që të kenë kujdes, të lëna duart sa më shpesh, të mbajnë një distancë prej 1.5 metrave nga të tjerët.